01 Nëntor 2024

Peja dhe Hani i Elezit me performancën më të mirë në prokurim publik

PrishtinÑ‘, 29 korrik - Instituti  Riinvest,  sot publikoi raportin ‘Barometri  i  prokurimit  publik (x-Indeks) 2020’.  

Ky  studim  prezanton rezultatet e indeksit të  prokurimit  –  i  cili  duke  përdorur  të  dhënat nga platforma e prokurimit elektronik, matë në mënyrë objektive se në çfarë mase po respektohen praktikat më të mira në prokurim publik nga komunat e Kosovës.

Hulumtimi është mbështetur nga  projekti  TEAM  (Komuna  Transparente,  Efektive  dhe  Llogaridhënëse)  i  cili  financohet  nga Agjencia e  Shteteve  të  Bashkuara  për  Zhvillim Ndërkombëtar  (USAID) dhe  zbatohet  nga  DAI.

Ky është viti i tretë që Instituti Riinvest, i mbështetur nga projekti TEAM nxjerr këtë indeks.  Tryezën e hapi Alban Hashani, drejtor ekzekutiv në Institutin Riinvest.

Ai deklaroi se ky indeks ka për qëllim të prodhojë në bazë krahasuese tregues të rëndësishëm të prokurimit publik për të gjitha komunat e Kosovës.

Sipas Hashanit, ky indeks bazohet në një metodologji të konsoliduar, e  kontekstualizuar  për  rrethanat  e  Kosovës,  e  cila  paraqet  një  burim  të  jashtëzakonshëm  të  të dhënave parësore që analizojnë prokurimin publik në një kontekst lokal.  

Ndërkohë, Afërdita  Mekuli,  udhëheqëse e  projektit  TEAM,  theksoi  se  x-indeks është  një  mjet i sofistifikuar  statistikor  i  cili  ka  për  fokus  të  rritë  efikasitetin  dhe  konkurrencën.  

Me  rëndësi  të potencohet është fakti se gjendja është përmisuar përgjatë viteve duke përjashtuar vitin 2020 për shkak të pandemisë COVID-19.

USAID TEAM ka ndihmuar KRPP që prokurimi në komuna të digjitalizohet  dhe  specifikisht  gjatë  kohës  së  pandemisë,  bizneset  nuk  kanë  pasur  nevojë  që  të dorëzojnë dosjet e tyre fizike për shkak të digjitalizimit të bërë në kuadër të këtij projekti.  

Në anën tjetër, Sami Uka, anëtar i bordit të Komisionit Rregullativ te Prokurimit Publik deklaroi se objektivat e KRPP janë që të punohet në transparencë dhe llogaridhënie.

Përmes bashkëpunimit  profesional  me  USAID,  është  arritur  që  brenda  pesë  viteve  të  kalohet  nga  një sistem  të  prokurimit  tradicional  në  një  sistem  të  prokurimit  elektronik  ‘e-prokurimi’.  

Kjo platformë është unike dhe përfshin shumë module dhe konsiderohet si mjet i pazëvendësueshëm për OJQ-te, mediat, qytetarët pasi që ofron shumë informata relevante që lidhen me prokurimin publik.  

Po  ashtu,  Uka  theksoi  se  KRPP  është  duke  punuar  edhe  në  çështjen  e  efikasitetit  në prokurim publik duke u fokusar më shumë në ndryshimet ligjore.  

Gjetjet e këtij raporti i prezantoi Tringë Shkodra, hulumtuese në Institutin Riinvest dhe autore e raportit.

Sipas këtyre gjetjeve, performanca e komunave për vitin 2020 në prokurim publik është më  e  dobët  krahasuar  me  vitin  2019.  

Ajo  theksoi  se  ky  rezultat,  mes  tjerash,  vjen  si  rezultat  i përdorimit në masë më të vogël të mjeteve që nxisin konkurrencën, pranimit më të ulët të ofertave për një thirrje si dhe dhënies së një numri të madh të kontratave përmes procedurës së negociuar pa publikim (PNpP).

Më pas, Shkodra prezantoi edhe rezultatet e x-indeksit për të gjitha (38) komunat e Kosovës.

Nga kategoria e komunave te mëdha, Peja ka performancën më të mirë, ndërkaq nga komunat e mesme, Klina renditet si e para. Në anën tjetër nga komunat e vogla, Hani i Elezit ka performuar më së miri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)