Pëfraqësues të Iowa vizituan Kosovën për të forcuar bashkëpunimin
Prishtinë, 5 shtator - Përfaqësues të delegacionit nga Iowa, Gene Meyer, gjatë javës vizitoi selinë e Odës Ekonomike Amerikane, ku pati mundësinë e të takoj presidentin e Bordit, Erolld Belegu, dhe drejtorin ekzekutiv, Arian Zeka.
Qëllimi i kësaj vizite, e cila është vazhdueshmëri në kuadër të Programit të Partneritetit me Shtete, ishte harmonizimi i interesave të përbashkëta dhe krijimi i lidhjeve të shpeshta dhe afatgjate mes bizneseve mes dy shteteve.
Kurse gjatë drekës së punës, realizuar bashkë me gjeneralin Timothy Orr, Meyer takoi anëtarët e Bordit të OEAK dhe bizneset anëtare të kësaj shoqate për të shqyrtuar më hollësisht potencialet dhe idetë për një bashkëpunim më konkret, duke e veçuar sektorin e bujqësisë dhe atë të minierave.
Kurse në fund, Meyer i shoqëruar nga Oda Ekonomike Amerikane, vizitoi kompaninë Pestova e cila merret me prodhimin dhe përpunimin e patates; ai pat mundësinë të njoftohet drejtpërdrejtë me proceset dhe teknologjinë për përpunimin e patateve, si dhe aktivitetet dhe planet e kompanisë Pestova.