PE kërkon të krijohen kushte për punësimin e refugjatëve
Bruksel, 6 korrik - Në mbledhjen plenare të Parlamentit Europian u miratua një rezolutë ku u kërkohet vendeve anëtare të Bashkimit Europian t\'u krijojnë kushte punësimi refugjatëve të pranuar.
Në rezolutë vihet në dukje se mosnjohja e gjuhës është një pengesë e rëndësishme për integrimin e refugjatëve në shoqërinë lokale, prandaj vendet e BE-së duhet të hapin kurse gjuhe për refugjatët.
Në rezolutën e Parlamentit Europian theksohet se vendet anëtare të BE-së duhet të krijojnë kushte punësimi për refugjatët e pranuar dhe të zbatohet standardi minimal i rrogave për ta.