PE bie dakord me mbikëqyrjen e bankave në Eurozonë
Bruksel, 13 shtator - Parlamenti Europian (PE) ra dakord me krijimin e një mekanizmi vëzhgues për bankat e eurozonës.
Gazeta belge Le soir, njoftoi se deputetët e PE kanë votuar pro krijimit të këtij mekanizmi, që shpresohet se do të vihet në funksion nga mesi i vitit 2014.
Për votimin në PE janë zhvilluar bisedime të shumta mes kryetarit të PE Martin Shulc dhe drejtorit të BQE Mario Dragi.