PDK e AAK fshehin financat
Pishtinë, 31 tetor - Vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë pranuar ti publikojnë shpenzimet e fushatës zgjedhore të zgjedhjeve parlamentare të 8 qershorit.
Partitë tjera, përfshirë këtu edhe Partinë Demokratike të Kosovës, e cila ka dalë e para në zgjedhje, por edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e Ramush Haradinajt, vazhdojnë ti fshehin kuletat.
Derisa zyrtarët e këtyre partive as nuk pranojnë të flasin për këtë temë, nga shoqëria civile thonë se fshehja e financave lë hapësirë dyshimi për korrupsion ordiner.
Madje, analistët thonë se partitë marrin financa nga bizneset private, në mënyrë që pas ardhjes në pushtet tua kthejnë borxhin, me ndonjë tender të majmë.
Përfaqësuesit e LDK-së, ndërkaq thonë se gjatë fushatës zgjedhore i kanë shpenzuar gjithsej 493.555,8 euro, ndërsa ata të Lëvizjes Vetëvendosje thonë se i kanë shpenzuar gjithsej 243.327,68 euro.
Në KQZ thonë se i kanë disa raporte por nuk kanë pranuar ti shpalosin për media edhe pse transparenca, sipas ekspertëve, është baza e demokracisë.
/Zeri/