29 Dhjetor 2024

PD: Bastisjet në MTPT, politika të pret rezultatet e hetimeve

Prishtinë, 2 maj - Partia e Drejtësisë vlerëson se aksionet e fundit të misionit EULEX nuk duhet të politizohen. Abdullah Klinaku, Sekretar i përgjithshëm i PD-së ka thënë se bëhet fjalë për veprime që iu nënshtrohen kryekëput parimeve juridike, prandaj çdo tentim për përfitim politik përkitazi me çështjen në fjalë nuk paraqet vlerë demokratike por përkundrazi ka potencial për tensionimin e raporteve brenda shoqërisë kosovare.

PD sipas Klinakut konsideron se duhet pritur rezultatet e hetimeve për të bërë vlerësime politike të situatës. Në këtë drejtim PD kërkon nga të gjithë faktorët relevant të politikës vendore sjellje korrekte, ndërkaq nga misioni EULEX dhe faktorët e tjerë ndërkombëtar respektimin e autoritetit dhe dinjitetit shtetëror të institucioneve vendore gjatë procesit hetimor, veçanërisht në situatën kur janë në fazën preliminare të mbledhjes së provave.
 
Ai ka deklaruar se po ashtu reformimi i sistemit gjyqësor është i domosdoshëm dhe nevojë urgjente.

Partia e Drejtësisë vlerëson se sistemi gjyqësor në Kosovë në tërësi është në gjendje shumë të keqe; gjyqtarët dhe prokurorët e pakët për momentin janë të pafuqishëm për zgjidhjen e si vlerësohet rreth 200 mijë lëndëve të pazgjidhura.

"Vonimi i fillimit të procesit të reformimit të gjyqësorit, vonesat e mëtutjeshme në miratimin dhe nxjerrjen e ligjeve bazike mbi sistemin gjyqësor dhe neglizhenca e institucioneve përkatëse për ndërmarrjen e hapave konkret për tejkalimin e kësaj
situate vetëm se do të rris zhgënjimin dhe do të shkaktojë rënien e mëtutjeshme të besueshmërisë së qytetarëve në sistemin gjyqësor", ka thënë Klinaku.

Duke iu referuar gjendjes aktuale të sistemit gjyqësor në Kosovë, Partia e Drejtësisë, rekomandon:

1. Funksionalizimi i plotë i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nëpërmjet shfrytëzimit të mekanizmave kushtetutes dhe ligjor për tejkalimin e situatës. KGJK duhet të jetë tejet vigjilent dhe aktiv në procesin e reformimit të thellë të gjyqësorit duke synuar ngritjen e kapaciteteve numerike dhe kualitative si dhe krijimin e ambientit të mirëfilltë reformues.

2. Nxjerrja me urgjencë e Ligjit mbi Prokurorinë.

3. Plotësimi i prokurorisë së shtetit me 5 prokuror të ri dukeqenëse nga 9 sa duhet të jenë janë emëruar vetëm 4; dhe plotësimi i prokurorive në të gjitha gjykatat e vendit me 44 prokuror të ri dukeqenëse nga 121 prokurorë për të cilët është ndarë bugjeti janë të emëruar vetëm 77.

4. Emërimi urgjent i gjyqtarëve serb në Komunën e Mitrovicës veriore të cilët njohin dhe pranojnë sistemin juridik të Kosovës së pavarur, duke pasur parasysh implikimet e mundshme politike të propozimit të papranueshëm të misionit EULEX për emërimin e dy gjyqtarëve serb nga Beogradi. Për të parandaluar kërkesat e ngjashme politike, KGJK duhet të jetë shumë vigjilent dhe i vendosur në veprimet e tij.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)