PBB i Greqisë regjistroi një rënie prej 7,2 për qind
Athinë, 15 nëntor - Prodhimi i Brendshëm Bruto i Greqisë regjistroi një rënie prej 7,2 për qind gjatë tremujorit të tretë të vitit 2012, bëri të ditur sot Autoriteti grek i Statistikave duke publikuar vlerësimet e para për këtë periudhë.
Sipas të dhënave në dispozicion, PBB-ja regjistroi një rënie në 7,2 për qind gjatë tremujorit të tretë të vitit 2012 në krahasim me atë të 2011.
Vendi po kalon vitin e pestë radhazi të recesionit, me një rënie të PBB-së zyrtarisht të regjistruar në 22 për qind.
Greqia parashikon në buxhetin e vitit 2013, të miratuar ditën e diele nga parlamenti, një vit të gjashtë recesioni.