15 Nëntor 2024

Pavarësinë e Kosovës do ta festojnë me prodhime kombëtare

Ulqin, 26 janar - Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe Klubi i Biznesit Anamali, janë dakorduar që përvjetorin e pavarësisë me 17 shkurt ta festojnë së bashku në Ulqin me aktivitete të shumta dhe atë me prodhime kombëtare.

Kjo do të bëhet në kuadër të “Javëve të Biznesit Kombëtar” që kanë për qëllim ngritjen e vetëdijësimit dhe promovimit të prodhimeve kombëtare.

Delegacioni i AKB-së e bizneseve, janë takuar me kryetarin e Klubit të Biznesit Anamali dhe bizneset e kësaj anepër forcimin e bashkëpunimit.

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, premtoi mbështetje edhe në të ardhmën për ngritjen dhe fuqizimin e Klubit të Biznesit të Anamalit.

Ai përsëriti se Ulqini vazhdon të mbetet njëra nga pikat kryesore të kosovarëve jo vetëm për pushime, por edhe për investime, gjë që ka interesim të madh si për turizëm, po ashtu edhe për investime.

“Nuk mjaftojnë vetëm rreth 500 familje apo biznese nga Kosova që të veprojnë në Ulqin, por ky numër duhet të jetë edhe më i madh dhe atë me investime më të mëdha sesa janë aktualisht”,tha Shahini

Ai tha se Ulqini me kosovarët e ka vlerën e shtuar si një qytet i lashtë që lidhë trevat kombëtare. Ai kërkoi si nga bizneset ulqinake që të vijnë e investojnë në Kosovë, por edhe anasjelltas, me të vetmin qëllim zhvillimin e trevave shqiptare.

“Ulqini duhet që potencialet e shumta që kanë ti promovojnë më fuqishëm me qëllim të thithjes së investitorëve”, tha Agim Shahini.

Sipas tij edhe Dhoma Kombëtare e Tregtisë që përfshin të gjitha trojet shqiptare e ka këtë mision që të bashkoi kapitalin financiar dhe human për të zhvilluar ekonominë  vendore,duke e bërë interesante për konkurencën edhe si investitorë por edhe si konsumatorë.

Kabil Kurti, kryetar i Klubit të Biznesit Anamalit, tha se jo vetëm bashkëpunimi ekonomik, por edhe nw fushat tjera vazhdon të forcohet edhe më shumë jo vetëm ndërmjet qytetarëve, por edhe bizneseve të Ulqinit dhe të Kosovës.

“Ulëqinit i nevojiten biznese të fuqishme, jo vetëm ato të vogëla dhe duhet krijuar lehtësira dhe politika më të mira për joshjen dhe thithjen e invetsimeve të huaja posaqërisht ato nga Kosova e diaspora”,tha Kurti.

Ai tregoi se ka ngecje në këtë aspekt shkaku i situatës jo të mirë politike në Ulqin e në tërë Malin e Zi.

Sipas tij krahas përgatitjeve të sezonës turistike për joshjen e turistëve të huaj, veçanërisht ata nga diaspora e Kosova, duhet joshur edhe investitorët potencial, në mënyrë që kjo anë të zhvillohet më fuqishëm dhe të ketë edhe mirëqenie më të mirë të qytetarëve.

Kryetarii BKA-së, tregoi se tashmë komuna ka hartuar plane dhe ka mundësi e potenciale të shumta për investime në hoteleri e ndërtimtari.

AKB-ja dhe BKA-ja u dakorduan që për herët të parë në Ulqin të festohet përvjetori i pavarësisë me aktivitete të shumta me 17 shkurt, së bashku me Shoqërinë Artisike Tradita.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)