Pavarësia e Kosovës festohet me prodhime Vendore në Austri
Në hapjen e këtij manifestimi të organizuar për nder të 17 Shkurtit - Pavarësisë së Kosovës, fjalë përshëndetje mbajti Konsulli i Ambasadës së Kosovës në Vienë, z. Ymer Lladrovci, i cili me këtë rast tha:
\"Ambasada e Kosoves është e gatshme që të mbështes të gjitha iniciativat e AKB-së, për të promovuar ekonomin e Kosovës kudo, e në veçanti në Austri. Jemi shumë të interesuar që bizneseve kosovare të ju japim hapsirë për tregjet e reja dhe jemi të gatshëm për bashkëpunim dhe shpalli të hapur manifestimin \"Javët e Biznesit Kosovar\" në Austri.
z.Agim Shahini, Kryetar i AKB-së tha: \"Sa herë që takohemi me bashkëkombasit tonë në Diasporë, na shpalosen kujtimet e së kaluarës së dhimbëshme të egzodit dhe persekutimeve që ju përjetuat dhe u detyruat të merrni këtë rrugë, duke shpresuar se një ditë do të bëhet mirë dhe do të ktheheni në Kosovë.
Sot Kosova është bërë shtet dhe ju mirëpret juve dhe bashkëinvestitorëve austriak.
Sot para jush përfaqësohen biznese nga Kosova-Shqipëria-Ulqini-Presheva dhe Maqedonia, sot ju ftojm si bashkëkombas , si investitor me kapitalin e juaj financiar dhe human që të investoni në Kosovë.
Ai tha se askush nuk guxon të ju keqëtrajton si qytetar dhe investitor, sepse për këtë ju sigurojn Ligjet e Kosovës dhe mekanizmat tjerë ndërkombëtar si KFOR-i dhe EULEX. Kosova është vendi më i sigurt për të jetuar dhe investuar në Ballkanin Perendimor.
Kurse znj. Karin Horzig, sekretarja e Austrisë së epërme tha se shteti i Austrisë është tepër e interesuar që prodhimet kosovare të plasohen këtu dhe në tregjet Europiane.
Ajo tha se komuniteti shqiptar është i integruar dhe kultura e juaj është e veçantë nga të tjeret, duke theksuar se ju jeni të aftë per çdo pune dhe human per komunitetet tjera, andaj Linzi, ju ofron juve dhe AKB-se të gjithë infrastrukturën dhe mbështetjen shtetrore për të zhvilluar biznesin e juaj këtu.
Suat Berisha, nënkryetar i AKB-së, gjithashtu njoftoi bashkombasit tanë në diaspor,përparsit dhe lehtësirat që mundëson MSA-ja për ekonominë Kosovare dhe për ju nga diaspora.
Ai tha se \"me nënshkrimin dhe miratimin e MSA-se nga Parlamenti Europian, Kosova do të ketë mundësi me të mira për integrim në tregun Europian dhe për terheqjen e investimeve të huaja në Kosovë. Andaj ju bëjm thirrje edhe njëherë diasporës kosovare që të bashkoj kapitalin e tyre dhe të investojn në Kosovë, qoft vet apo me bashkëinvestitor austriak\".
Gjithashtu edhe z. Yll Blakaj, Kryetar i Unionit te Biznesit të Diasporës në Austri, tha: \" Bizneset e Kosovës dhe ato të diasporës të bashkohen kundër konkurencës globale , e cila eshte tepër e fortë dhe në kushte të sotme, ne do të dobësohemi karshi tyre\". Përgëzojm AKB-ën për aktivitete mbarshqiptare, e cila po mundohet që të bashkoj të gjithë shqiptaret me kapital dhe me investime për të kthy vëmendjen edhe të korporatave të mëdha nga Kosova dhe Shqipëria.
Në vazhdim në një debat të hapur me bashkombas nga regjioni i Austrisë së veriut, u parashtruan shumë interesime dhe pyetje si dhe gatishmëri për investime të tyre në Kosovë, si dhe për importin dhe konsumin e produkteve kosovare edhe këtu në Austri.
Mbi 100 pjesëmarrës ishin të pranishëm në ketë Forum dhe në koktejin e prodhimeve Kosovare, ku morrën pjesë mbi 20 kompani nga Kosova me produkkte e tyre.