Pasurohet Isa Mustafa
Prishtinë, 21 gusht - Isa Mustafën posti i kryetarit të Kuvendit e gjen më të pasur se dikur. Jo me pasuri të paluajtshme, por me para që i ka në dispozicion në bankat në Kosovë.
Tek deklarimi i pasurisë bërë një vit më parë ai ka shkruar se ka para 23 mijë e më shumë se 400 euro në BpB ndërsa 3 mijë e 175 të tjera në ProCredit Bank.
Por tani ai ka më shumë se 55 mijë euro në bankat në Kosovë.
Në BpB ka deklaruar se ka 6 mijë e 701 euro ndërsa në ProCredit ka deklaruar se ka 13 mijë e 206 euro e që duket se në xhirollogari tjetër në po të njëjtën bankë i ka edhe 35 mijë e 702 euro.
Sa i përket palujtshmërisë ai gjithmonë deklaron se ka një shtëpi 180.00 m2 trashëgimi familjare që kap vlerën 138 mijë euro si dhe një tokë, gjithashtu trashëgimi në vlerë prej 365 mijë euro.
Ai nuk ka deklaruar që ka diçka tjetër palujtshmëri. Madje duket se as veturë nuk ka në emër të tijin.
Dhe ende vazhdon të ketë aksioni prej 20 mijë eurosh në Institutit RINVEST.