Pasuria publike pasuroi pushtetarët dhe bizneset e tyre
Prishtinë, 16 prill - Analizat e bëra dhe vlerësimet e ekspertëve të ekonomisë konstatojnë se procesi i privatizimit në Kosovë është përcjellë fund e krye me një shkallë të lartë të korrupsionit dhe me një përfshirje të krerëve politikë në këtë proces.
Analistët thonë se kjo është vërtetuar për shumë vjet rresht edhe nga të gjitha raportet e organizatave ndërkombëtare.
Ekonomisti Xhevat Meha tha për Kosova Sot se procesi i privatizimit është kryer në një mjedis me shkallë të lartë të korrupsionit, ndërsa drejtësia nuk po e kryen punën e saj..
/Kosova Sot/