Pasuria e Zuckerberg rritet për 3 miliardë dollarë
New York, 3 shkurt - Mark Zuckerberg besohet se është një prej personave nën 30-vjeç më të pasur në histori të SHBA-ve tani që pasuria e tij ka prekur shifrën prej 32 miliardë dollarësh në vetëm një ditë duke iu falënderuar Facebook-ut.
Kanë kaluar 10 vjet që kur 29-vjeçi kishte themeluar rrjetin social, dhe, pavarësisht parave të shumta që ai fiton, ai mbetet i besimit se faqja e tij është shërbim për botën, transmeton Koha.net.
Të enjten që lamë pas, aksionet e Facebook u mbyllën në shifrat më të larta ndonjëherë aksionet patën rritje prej 17 për qind në 62.50 dollarë. E kjo rritje bëri që pasuria e Zuckerberg të shkojë në rreth 32 miliardë dollarë.
Kur u pyet rreth suksesit fenomenal të kompanisë së tij gjatë kësaj jave, Zuckerberg tha se ai, dhe punëtorët e tij, thjeshtë kujdesen më shumë.
Në një intervistë me Savannah Guthrie, Zuckerberg tha: Asokohe mendoja, Dikush duhet ta ndërtojë një shërbim si ky për botën
. Por, asnjëherë nuk e kam menduar se do të ishim ne ata që do ta realizonim këtë gjë.
Ndikimi i këtij rrjeti social është i pamohueshëm kompania mbylli vitin 2013 me 1.23 miliardë përdorues si dhe ka ndryshuar mënyrën se si ndërvepron bota.