29 Dhjetor 2024

Pasuria e familjeve bullgare është 70 miliardë euro

Sofje, 3 maj - E tërë pasuria e familjeve bullgare gjatë vitit 2009 të krizës del në 140 miliardë leva (70 miliardë euro). Në ndryshim nga viti i mëparshëm, kur kriza na dukej larg përtej oqeanit, ajo është pakësuar me 36 miliardë leva. Këto i tregojnë të dhënat nga raporti i analizatorëve nga Indistry Watch, i cili përfshin si pasurinë e pronës, ashtu dhe pasurinë financiare të bullgarëve.

Në studimet regjistrohet një ulje në pasurinë e bullgarëve, cilat janë shkaqet?

“Shkaku bazë për pakësimin e pasurisë së përgjithshme e ekonomive familjare është ulja e vazhdueshme e çmimeve të pronave - tha në një intervistë për Radio Bullgarinë analizatori ekonomik dhe drejtor i Indistry Watch Llëçezar Bogdanov. Pa humbur bullgarët banesat e veta dhe pavarësisht nga shtimi i sasisë, numrit dhe përmasën e tyre, gjatë kësaj uljeje të përgjithshme të çmimeve nga më shumë se 1 vit, përmasa e përgjithshme e vlerës së pasurisë së banesës po ulet.”

Sa i përket pasurisë financiare të ekonomive bullgare, analizatorët regjistrojnë shtimin e saj me 7%, që arrin tanimë 36 miliardë leva (18 miliardë euro). Në shumë janë përfshirë dhe borxhet e bullgarëve, si kredi dhe lizingjet. Gjatë vitit të kaluar detyrimet e ekonomive familjare kanë qenë një e treta nga pasuria financiare, ku gjatë këtij viti borxhet janë pakësuar.

Kujt i dedikohet rritja e pasurisë financiare?

“Faktori bazë është rreziku makroekonomik i drejtuar relativisht mirë në Bullgari deri në këtë moment. Me fjalë të tjera - shoku i krizës qe me të vërtetë i jashtëm, në Bullgari nuk patëm banka problematike ose ndjenjë për rrezik të ekonomive familjare ndaj sistemit financiar - saktëson Llëçezar Bogdanov. Në këtë kuptim nuk kishte zbaticë paniku të depozitave ose tërheqje të mjeteve nga ekonomitë familjare. Bullgarët vazhduan të kursejnë dhe të ruajnë një besim të lartë ndaj sistemit bankar. Kuptohet dhe përqindjet e larta, të cilat i jepnin bankat gjatë muajve të parë pas krizës, që të mund të tërheqin dhe të frenojnë depozitat, po kështu ndikuan. Përveç kësaj, një pjesë e madhe nga ekonomitë bullgare deri përpara disa muajve nuk qenë të prekur seriozisht nga kriza. Në sektorin publik nuk kishte të pushuar nga puna ose ulje të rrogave. Në degët e veçanta të biznesit privat kishte shkurtime të krahut të punës, por bullgaria nuk përjetoi një kataklizëm makroekonomik, i cili të çojë deri në bashkimin e përgjithshëm të popullsisë.”

Kursimet e bullgarëve kanë arritur 20% nga Produkti i Brendshëm Bruto të vendit. “Në fakt Bullgaria ka një nivel relativisht të lartë të kursimeve. Problemi i madh është se,pozicioni i starti tonë është shumë i ulët dhe në qoftë se duam të kemi një rritje tejkaluese kundrejt vendeve më të pasura të Bashkimit Evropian, nuk është e mjaftueshme të shfrytëzojmë vetëm kursimet e brendshme ose resurset e brendshme të ekonomisë. Problemi i Bullgarisë nuk është se, bullgarët kursejnë më pak dhe që aty vjen dhe resursi më i pakët për biznesin dhe për investimet. Problemi është se, të huajt e rimenduan dëshirën e vet të marrin përsipër riskun dhe të investojnë paratë e veta në ekonominë tonë.”

Ku do të drejtohet në të ardhme interesi i bullgarit për grumbullimin e pasurisë - në prona ose në depozita?

“Aktualisht po vëmë re efektin e akrepit. Deri në vitin 2008 pronat qenë instrumenti më i preferuar për një kursim në masë të shumave mesatare, tani sikur ka ikje nga pronat, ekziston një farë shqetësimi. Gjatë muajve të ardhshëm do të vazhdojë tendenca për një treg të dobët të pronave, gjëra të pakta në numër blerjesh, por në fund të fundit çdo një kursim sjell rreziqe të caktuara. Kuptohet që, paratë nga depozitat janë të garantuara nga shteti deri më 50 mijë euro, por në një plan afatgjatë ato zhvleftësohen si një forcë blerëse. Për çdo një lloj kursimesh ka një grup qëllimor dhe mendoj se do të vazhdojë të kursehet kryesisht në depozitat, në prona dhe gjithnjë e më shumë në instrumente aktive në bursën e fondeve.” 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)