Pasuria e botës ngritet në nivelin e 241 trilionë dollarëve
Bernë, 7 nëntor - Sipas raportit të kompanisë Credit Suisse me seli në Zvicër mbi pasurinë globale në 10 vitet e fundit pasuria e botës ka shënuar një rritje në masën 68% duke u ngjitur në nivelin e 241 trilionë dollarëve.
Vitet e fundit bota është pasuruar me shpejtësi pavarësisht krizës ekonomike globale që u shfaq në vitin 2008 dhe ndikimet e të cilës vazhdojnë të ndjehen ende.
Sipas raportit të kompanisë Credit Suisse me seli në Zvicër mbi pasurinë globale në 10 vitet e fundit pasuria e botës ka shënuar një rritje në masën 68% duke u ngjitur në nivelin e 241 trilionë dollarëve.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës përfaqësojnë 72% të rritjes së kësaj pasurie globale, thotë raporti ndërsa shton se pasuria për frymë në shkallë botërore është 51 mijë e 600 dollarë, kurse në Zvicër kjo shifër e kalon gjysmë milion dollarët.
Me kontributin e ekonomive në zhvillim si Kina, Turqia, Brazili, India dhe Republika e Afrikës së Jugut parashikohet që në pesë vitet e ardhshme pasuria globale do të shënojë një rritje në masën 40% dhe do të arrijë në 334 trilionë dollarë. Shifra tregon që popullsia e botës në përgjithësi do të pasurohet akoma edhe më shumë në vitet e ardhshme.
Sipas raportit në vendet që janë në zhvillim gjatë 5 viteve të ardhshme pasuria do të regjistrojë një rritje më të shpejtë në krahasim me vendet e zhvilluara (industrializuara).
Në numrin e milionerëve do të sigurohet një rritje 50%, shumica e të cilëve do të jenë nga vendet në zhvillim. Kështu në vitin 2018 e prapa në mbarë botën do të ketë më shumë se 47 milionerë të dollarit.
Raporti tërheq vëmendjen se momentalisht 10% e shtresës më të pasur të shoqërisë zotëron 86% të pasurisë së përgjithshme në botë, ndërsa cilëson se klasat e mesme dhe të ulëta të shoqërisë do të vazhdojnë të pasurohen por pasuria botërore do të vazhdojë të kontrollohet nga shtresa e pasur.