Pasuria e 85 personave u barazua me pasurinë e gjysmës më të varfër të botës
Londër, 22 janar - Pasuria e 85 njerëzve më të kamur - rreth 1.7 trilionë dollar - u barazua me pasurinë e gjysmës më të varfër të popullsisë së planetit me rreth 3.6 miliardë vetë.
Për këtë njoftohet në studimin e bërë prej organizatës bamirëse Oxfam.
Pothuajse gjysma e pasurisë botërore (46 %) zotërohet nga 1% e popullsisë, së cilës në total i përket 110 trilionë $. Kjo shifër rezulton të jetë 65 herë më shumë se sa pasuria e gjysmës më të varfër të planetit.
Vitin e kaluar miliarderë janë bërë 210 njerëz. Si rezultat numri tyre u rrit deri në 1.426 njerëz, ndërsa pasuria e përgjithshme e këtyre miliarderëve përbën 5.4 trilionë $.
Lexo artikullin e plotë: http://albanian.ruvr.ru/news/2014_01_21/Pasuria-e-85-personave-u-barazua-me-pasurin-e-gjysm-s-m-t-varf-r-t-bot-s-2874/