Pastrues, profesioni më i rëndomtë për imigrantët e Suedisë
![Pastrues, profesioni më i rëndomtë për imigrantët e Suedisë](http://ekonomia.info/repository/images/main/pastrues.jpg)
Stokholm, 4 mars - Tetë nga dhjetë pastrues në Stockholm janë të lindur jashtë Suedisë, perderisa pothuajse gjysma e imigrantëve të vendit punojnë si pastrues. Qendra për statistikat ka nxjerrë një raport që flet për profesionet tipike të një imigranti.
Profesione tjera të rëndomta për një të huaj janë edhe asistent personal dhe shërbyes në spital i quajtur vårdbiträde. Ndërkaq afër 20 përqind e nën infermiereve, janë të lindura jashtë Suedisë.
Dymbëdhjetë përqind e të gjithë të punësuarve në Suedi kanë prejardhje të huaj.