20 Nëntor 2024

Pastrohet shtrati i lumit afër urës së Ibrit

Prishtinë, 21 maj - Për herë të pas luftës është pastruar shtrati i lumit Ibër afër urës kryesore në Mitrovicë. Kompania “Uniteti” me urdhër të kryetarit të komunës, Avni Kastrati, ka pastruar lymin dhe mbeturinat e shumta të mbledhura në shtratin e lumit afër urës së Ibrit.
 
Kryetari i komunës, Avni Kastrati, tha se një sasi e madhe e lymit dhe mbeturinave kanë zënë vend dhe kanë qëndruar në shtratin e lumit, nën urën e Ibrit në Mitrovicë që 14 vite. “Kemi ndërhyrë dhe kemi pastruar këtë vend meqë është shumë i frekuentuar dhe duhet të jetë i pastër”.

Drejtori i “Unitetit”, Skender Tahiri, tha se kanë nisur pastrimin e shtratit të lumenjve në të gjithë territorin e komunës. Ai tha se “Uniteti” është angazhuar rreth pastrimit të lumenjve, pavarësisht lumit Ibër, lumit Lushta, Trepça, lumit Sitnica. “Prej pasluftës nuk është pastrua kurrë, po shihet se ka pru hedhurina të mëdha, shelje, drunj, bartje të mëdha por është në përfundim e sipër”.
 
Në ndërkohë para disa ditësh aty është realizuar edhe një aksion tjetër për pastrimin e shkurreve skaj brigjeve të Ibrit, ku nga veriu grupe të rinjsh serbë fshiheshin dhe sulmonin qytetarët shqiptarë.  Për këtë shkak banorët shqiptarë të veriut shumë herë kishin kërkuar nga komuna që të angazhonte ndonjë kompani për pastrimin e tyre.

Ergin Rexhepi, përfaqësues i banorëve të “Tre rrokaqiejve”, tha se është bërë një punë e mirë. “Ne jemi ankuar meqë ekstremistët serbe e kanë shfrytëzuar atë rrugë, meqë e kanë shfrytëzua si mbrojte se e kanë shfrytëzuar si mbrojte dhe s’ka mujt me i pa kërkush, e kanë shfrytëzua atë rrugë edhe i kanë sulmuar qytetarët shqiptarë”. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)