Pastrohet Parku Gërmia
Prishtinë, 4 maj - Mijëra qytetarë kanë frekuentuan më 1 maj, Parkun Gërmia, me çrast është dëmtuar gjelbërimi në një pjesë të parkut, si dhe janë hedhur shumë mbeturina.
Ndërmarrja Publike Hortikultura ka ndërmarrë një aksion për pastrimin e kësaj pjese të qytetit, duke tentuar kështu që ta kthejnë Parkun Gërmia në gjendjen e mëparshme.
Bëjmë thirrje që Parkun tonë, ta mbrojmë në mënyrë që ndërmarrjet tona të kenë mundësit ta përmirësojnë më tej ambientin dhe shërbimet aty.
Bashkëlidhur mund ti gjeni fotografitë e Gërmisë së 2 majit 2014 pas aksionit të pastrimit dhe rigjenerimit.