16 Nëntor 2024

Pastrohen shtretërit e lumenjve nga mbeturinat

Prishtinë, 10 Qershor – Pas vendosjes së kornizave të pusteva, vendosjes së kornizave të ujëmbledhësit, si dhe pastrimit të pusetave dhe gypave të kanalizimit të ujërave atmosferikë në 45 rrugë të kryeqytetit, Drejtoria e Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit në kuadër të planifikimeve të saj ka vazhduar me pastrimin e shtratit të lumenjve dhe kolektorit atmosferik.


Në Matiçan është pastruar përroska e cila tash e një kohë ishte shndërruar në deponi të mbeturinave. Në kuadër të kontratës për pastrimin e hyrje dhe daljeve të përroskave të qytetit, me qëllim të debllokimit të tyre nga mbeturinat dhe shkurret të cilat e bllokojnë rrjedhën normale të ujit. Në ndërkohë, është intervenuar edhe në një pjesë të përroskës që ndodhet në fshatrat Siqevë dhe Keqekollë, e  cila ishte bllokuar si pasojë e vërshimeve.


Komuna e Prishtinës i fton të gjithë qytetarët që kanë probleme të ngjashme që t’i raportojnë ato në Drejtorinë e Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)