16 Janar 2025

Pastrohen shkurret skaj Ibrit afër tre rrokaqiejve

Mitrovicë, 23 shkurt - Pas ankesave të shpeshta të qytetarëve shqiptarë që jetojnë në zonën e “Tre rrokaqiejve”, për probleme nga të rinjtë serbë që fshiheshin në shkurret afër bregut verior të lumit Ibër, ka reaguar Komuna e Mitrovicës, duke pastruar të dy brigjet e lumit.

Të shtunën atje kanë punuar disa punëtorë shqiptarë të kompanisë “Loti” të angazhuar nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Drejtori i kësaj drejtorie, Behxhet Bala, tha se ka kohë që banorët janë ankuar për probleme nga të rinjtë që fshiheshin pas atyre shkurreve.

Grupe të tilla përveç banorëve shqiptarë të veriut shpesh herë kanë gjuajtur me gurë dhe mjete të forta edhe qytetarët në anën jugore të lumit.

Ai tha se më herët kanë kërkuar asistencë nga KFOR-i, mirëpo nuk kanë marrë ndonjë përgjigje për zhvillimin e një aksioni të tillë.

“Kemi dashur që të jemi të koordinuar për të vepruar në atë pjesë, meqë nuk kemi dashur të shkaktojmë ndonjë problem që do të ndikonte në tensionimin e situatës”.

Megjithatë, Bala, tha se puna ka shkuar mirë dhe nuk ka pasur ndonjë telashe. “Policia na ka asistuar dhe nuk kemi pasur asnjë problem”.

Ai theksoi se përveç banorëve shqiptarë për këtë aksion janë falënderuar edhe disa serbë që kanë dalur në vendin e ngjarjes për të parë çka është duke u punuar.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)