Pasiguria fiskale në SHBA mund të vonojë planin e FED-it
Washington, 22 tetor - Pasiguria fiskale në SHBA mund të vonojë planin e Rezervës Federale për të blerë më shumë obligacione, apo i ashtuquajturi programi i tretë i lehtësimit sasior Q3, tha një zyrtar i FED-it.
Në përfundim të javës së hidhur të luftës fiskale, Kongresi miratoi më 16 tetor një legjislacion për hapjen e qeverisë dhe për rritjen e kufirit të borxhit.
Sipas marrëveshjes së përkohshme për buxhetin mjetet për financimin e qeverisë federale do të vazhdohen deri më 15 janar, ndërsa tavani i borxhit federal do të rritet deri më 7 shkurt.
FED po vazhdon me blerjen e 85 miliardë dollarëve amerikanë letra me vlerë çdo muaj si dhe njoftoi muajin e kaluar se do të ruajë ritmin mujor të blerjes së bonove për të stimuluar ekonominë amerikane.