03 Maj 2024

Pas gjashtë javëve Greqia do të mbetej pa para

Athinë, 16 maj - Zëvendëskryeministri aktual grek, Theodoros Pangalos deklaroi se pas gjashtë javëve vendi i tij do të mbetej pa para dhe nuk do të mund t'i paguante dot pagat dhe pensionet.

Në një intervistë për revistën londineze "Sunday Telegraph", politikani grek pranon se është "shumë i frikësuar nga ajo që po ndodh" në vendin e tij pas zgjedhjeve parlamentare, në të cilat votuesit grekë, praktikisht, e kanë hedhur poshtë marrëveshjen e arritur me BE-në dhe FMN-në.

"Shumica e njerëzve u përcaktuan për një konstruksion përfundimisht të çuditshëm mental, sipas të cilit ata dëshirojnë që Greqia të mbetet në BE dhe në eurozonë, por nuk dëshirojnë t'i paguajnë llogaritë e kaluara dhe atë që e kanë harxhuar paraprakisht", theksoi Pangalos.

Sipas interpretimit të tij, grekët u përcaktuan për koalicionin e majtë ekstrem ''Siriza'', që është për shfuqizimin e marrëveshjes, me anë të së cilës Greqisë i paguhen borxhet dhe harxhimet që ka bërë, por me kusht që të zvogëlojë harxhimet e saj buxhetore.

Nëse Greqia tërhiqet nga kjo marrëveshje, gjermanët, të cilët janë paguesit më të mëdhenj, nuk do të japin më para dhe Greqia do të ballafaqohet me një të vërtetë tejet të hidhur.

"Një pjesë e grekëve besojnë se Gjermania vetëm bën bllof dhe se nuk do të ndalen së paguari, por me siguri është se këtë do ta bëjnë nëse ne heqim dorë nga obligimet që i kemi

ndërmarrë", vlerësoi Pangalos duke paralajmëruar se atëherë do të vijë "falimentimi i pakontrolluar".

"Kemi para deri në qershor, dhe në fund të atij muaji, Greqia do të mbetet pa para", pranon zëvendëskryeministri aktual.

Ai akuzon liderin e ''Siriza''-s Aleksis Cipras, për të cili thotë se është si Hugo Chavez.

"Sigurisht që Gjermania nuk do të dëshirojë të paguajë për dikë që imiton Chavezin'', thotë Pangalos në intervistë për revistën "Sunday Telegraph".

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)