29 Janar 2025

Pas dy muajve dihet përqindja e të papunëve në Kosovë

Prishtinë, 4 shkurt - Kryeshefi i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Isa Krasniqi ka thënë se  si në çdo vend tjetër edhe në Kosovë ky institucion është i nevojshëm për faktin se prodhon statistika që merren për bazë nga institucionet qoftë vendore apo ndërkombëtare.

Në një intervistë për “Epokën e re”, Krasniqi ka thënë se Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), prodhon statistika profesionale dhe i mbledh të dhënat nga institucionet e tjera që janë relevante në Kosovë.

Krasniqi ka thënë se në dy muajt e ardhshëm ky institucion do të bëjë publike përqindjen e papunësisë për vitin 2012.

“Në bazë të dhënave që i ka publikuar Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), për vitin 2011, përqindja e të papunëve në Kosovës është 44.9 për qind. Por për përqindjen e papunësisë për vitin 2012, ne akoma s’kemi të dhëna të sakta dhe presim që gjatë dy muajve të ardhme të dalim me të dhëna të sakta se sa është papunësia në Kosovë”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka thënë se Agjencia e Statistikave të Kosovës në vitin e kaluar ka filluar projektin për regjistrimin e bujqësisë. Sipas tij gjatë këtij viti pritet të përfundoj edhe ky projekt.

“Në vitin 2014 do të shpallim rezultatet e hulumtimit të projektit për regjistrimin e bujqësisë në Republikën e Kosovës”, është shprehur Krasniqi.

Ai ka treguar se Agjencia e Statistikave të Kosovës tashme ka planin e saj pesëvjeçar në të cilin janë të përfshira objektivat e zhvillimit të këtij institucioni.

“Në këtë plan bëjnë pjesë objektivat, ku përshihen prodhimet të statistika të besueshme, kuantitative dhe kualitative. Në kuadër të planit pesë vjeçar njeri ndër sfidat mund të jetë edhe problemi me buxhetin”, ka thënë Krasniqi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)