19 Nëntor 2024

Partneriteti me Gjermaninë, garancë e zhvillimit ekonomik për Kosovën

Prishtinë, 10 dhjetor - Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu ka pritur një delegacion gjerman i cili udhëhiqej nga Prof. Dr. Firedbert Pfluger, përfaqësues të ALSTOM-it, përfaqësues të shoqatës së biznesmenëve Gjermano-Kosovare nga Berlini, udhëhequr nga Ambasadori i Republikës së Kosovës në Gjermani, Skender Xhakaliu.

Gërxhaliu ka folur për kontributin e dhënë të shtetit Gjerman proceseve pozitive në Kosovë qoftë para luftës, gjatë luftës dhe vazhdon me intensitet të rritur edhe sot.

\"Është koha kur krahas mbështetjes së proceseve dhe ndihmës që i ’u ka dhënë diasporës kosovare në Gjermani, prania e firmave gjermane të jetë në rritje në Kosovë. Një kompani çfarë është “ALSTOM” me praninë e saj në Kosovë do të reflektojë pozitivisht edhe tek investitorët e tjerë nga jashtë, sepse nënkupton siguri, vizion, stabilitet dhe qëndrueshmëri ekonomike.\"

\"Më gëzon fakti që në Berlin është themeluar Shoqata e Bizneseve Gjermano-Kosovare, në të cilën është involvuar një mik i Kosovës siç është Volfgang Ishinger dhe udhëhiqet nga Prof. Dr. Firedbert Pfluger, është një garancë që dëshmon se bashkëpunimi do të jetë në rritje, për çka Oda Ekonomike e Kosovës do të angazhohet maksimalisht për të forcuar këtë partneritet”, theksoi Gërxhaliu.

Pfluger falënderoi Oden Ekonomike te Kosovës për mbështetjen e dhënë bashkëpunimit ekonomik mes Gjermanisë dhe Kosovës, dhe njëherit theksoi se ky bashkëpunim duhet të avancohet edhe më tutje, në veçanti në edukim, energjetikë, në miniera dhe fusha tjera të rëndësishme për ardhmërinë e Kosovës ku ekspertiza gjermane do të jetë në funksion të zhvillimit.

\"Më gëzon fakti që shoh ndryshime pozitive në Kosovë dhe dua të besoj që në një ardhme të afërt brendet më të mëdha të firmave gjermane do të jenë në Kosovë për të promovuar një realitet të ri.\"

Themelimi i Shoqatës Gjermano-Kosovare në Berlin është edhe një mundësi e cila do t’i përshpejtoje këto procese” theksoi z. Pfluger.

Gërxhaliu falënderoi mysafirët nga Gjermania, dhe në veçanti shprehi mirënjohje ndaj Ambasadës Kosovare në Berlin, udhëhequr nga Xhakaliu për kontributin dhe mbështetjen  që po i japin proceseve pozitive dhe avancimin e bashkëpunimit në relacion Gjermani-Kosovë.   

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)