15 Janar 2025

Partive parlamentare u dyfishohen financat nga shteti

Prishtinë, 21 nëntor - Partitë parlamentare, në vitin e ardhshëm do të financohen nga shteti, dyfish më shumë seç janë financuar këtë vit.

Derisa sivjet, buxheti i përgjithshëm i tyre ka qenë 2.456.500 euro, vitin që vjen, ky buxhet do të jetë 4.200.000 euro.

Kjo shumë, që nxirret nga taksat e qytetarëve, derdhet në të ashtuquajturin Fondi për mbështetje të partive politike.

Këtë Fond, deri në vitin 2011 e ka menaxhuar Kuvendi i Kosovës, por nga ky vit, ka kaluar në menaxhim të Komisionit Qendror Zgjedhor.

Në bazë të Ligjit për financimin e partive, shuma prej 4.2 milionësh duhet të përpjesëtohet me numrin e deputetëve që përfaqësojnë partitë politike në Kuvend.

Në një përpjesëtim të tillë, i bie që për secilin deputet të ndahen nga 35 mijë euro në vit. Aktualisht, shuma që është ndarë për një deputet është afërsisht 20 mijë euro.

 Përfituesja më e madhe e “Fondit mbështetës” do të jetë Partia Demokratike e Kosovës. 


/qik/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)