17 Nëntor 2024

Partitë politike të përfshira në përzgjedhjen e anëtareve të bordeve

Prishtinë, 29 shtator - Disa prej Agjencive të pavarura janë paralizuar në mungesë të anëtarëve të bordeve, të cilëve u ka skaduar mandati. Agjencia Kosovare e Privatizimit e Autoriteti i Konkurrencës janë dy prej agjencive më me ndikim që aktualisht janë paralizuar.

E paraliza e tyre, sipas Burim Ejupit, drejtor ekzekutiv në INDEP ka ardhur me faj të qeverisë së Kosovës e cila ka propozuar emra politik të cilët nuk kanë arritur të marrin bekimin e Kuvendit.

Ai të hënën në emisionin Ekonomia me Erëzën, në Klan Kosova, ka thënë se legjislatura e re duhet të ketë prioritet ndryshimin e ligjeve për të pamundësuar politizimin e Agjencive të pavarura.

“Për Autoritetin Kosovarë të Konkurrencës, Qeverisë ju kanë dashur gjashtë muaj për ti dërguar  katër emra në Kuvend dhe për arsye se këta emra kanë qenë politikë sot kjo agjenci është jo funksionale. Pra fajtori  ka emër dhe mbiemër kjo është Qeveria. Prandaj, për mos me ekzistu rasti për fajtor duhet te ndryshohet legjislacioni”, tha Ejupi. 
Drejtori Aktual i bordit të AKP-së, Haxhi Arifi e ka pranuar se koleg të tij kanë qenë të politizuar.

“Bordet duhet me qenë profesionale , mirëpo fatkeqësisht në to depërtojnë edhe partitë politike”, theksoj Arifi.
Punëtorët janë duke e pësuar më së shumti paralizën e AKP-së. Arifi tha që punëtorët e fabrikës së  Tuba-ve nuk do të kenë mundësi t’i marrin njëherë mjetet që ju takojnë.

“Si BSPK i kemi përkrah gjithmonë, por pengesa e mos-realizimit është Kuvendi i Kosovës. AKP-ja e ka një problem që nuk mund ta realizoj kërkesën e tyre dhe ai problem është ligjor pasi që në ligj thuhet se për të marr një vendim duhet me qenë tri vota të ndërkombëtarëve në bord dhe ato nuk i kemi. Për këtë arsye ne si bord jemi  hendikepuar” bëri të ditur Arifi.

Kurse, Gani Asllani anëtari i vetëm në bordin e Autoritetit Kosovarë të Konkurrencës e ka pranuar se puna në këtë institucion është ndalur në mungesë të katër anëtarëve të tjerë.

E Kastriot Jahaj hulumtues në KIPRED tha se Kosovës aktualisht i mungon një kornizë që garanton përzgjedhjen e anëtarëve të bordit në mënyrë të pavarur. Kjo sipas tij, ka ndikuar tek bllokimi i agjencive.

“Kemi legjislacion qe i lejon politikes me ndërhy ne borde dhe shpesh here pozitat nëpër borde  bëhen pjesë e pazarit për koalicion Qeverisës, kjo sepse nuk kemi një kornizë ligjore” tha Jahaj .

Gjatë debatit në emisionin Ekonomia me Erëzën, u diskutua edhe për vendimin e ZRRE-së rreth ngritjes së çmimit të energjisë elektrike. Sipas drejtorit të INDEP-it Burim Ejupi vendimi i ZRRE-së është nënshkruar vetëm prej 3 anëtareve gjë kjo që sipas tij nuk është e drejtë.
Të pranishmit në këtë debat theksuan se për t’u funksionalizuar të gjitha Agjencitë e pavarura Qeveria e ardhshme duhet të bëjë kompletimin  e bordeve duke përzgjedhur njerëz profesional.




 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)