01 Maj 2024

Partitë politike shpenzuan miliona euro gjatë zgjedhjeve

Prishtinë, 24 mars - Në kuadër të projektit CRINIS – ndriçimi i parave në politikë, KDI ka monitoruar kostot e subjekteve politike gjatë fushatës parazgjedhore për Zgjedhjet e Përgjithshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës,  të datës 12 dhjetor 2010, duke filluar nga 1 deri më 10 dhjetor 2010.

Gjatë monitorimit të kësaj fushate, KDI ka nxjerr të dhëna mjaft të rëndësishme të cilat tregojnë se sa të vullnetshme janë subjektet politike për t’i bërë transparente financat e tyre.

Nga ky monitorim janë nxjerr informata edhe mbi atë se: kur dhe si subjektet politike kanë shkelur ligjet dhe rregullat në fuqi, vetëm e vetëm për të mos bërë transparente mënyrat e financimit të tyre dhe mënyrat se si shpenzojnë ato.

Nga të gjeturat e KDI-së, shkeljet më të mëdha që subjektet politike kanë bërë gjatë fushatës për vitin 2010 janë: nënvlerësimi i shpenzimeve, mos deklarimi i pasurive, deklarimi gjysmak i të hyrave dhe shpenzimeve totale, apo edhe mos deklarimi fare i këtyre të fundit, mos paraqitja e donatorëve privat, mungesat e dëshmive për të vërtetuar shpenzimet, mungesa e dokumentacionit që tregon gjendjen e xhirollogarisë bankare, dorëzimi i deklaratave financiare pas mbarimit të afatit  të  paraparë me ligj, si dhe tejkalimi i limitit të shpenzimeve të lejuara me ligj.

PDK sipas KDI-se është edhe subjekti i parë që ka tejkaluar këtë limit. Këto lëshime ishin bërë nga subjektet politike edhe përgjatë fushatës së zgjedhjeve lokale të vitit 2009, ku edhe pse auditori kishte dhënë rekomandime konkrete për t’i evituar këto shkelje, subjektet politike vazhdojnë të sillen në mënyrën e njëjtë, duke i bërë këto të papërgjegjshme dhe adresë për kritika të vazhdueshme nga ana e organizatave të shoqërisë civile.

Ndërsa, në vitin 2009, nga subjektet politike te cilat nuk kane dorëzuar fare deklaratat e tyre financiare  janë subjekti politike: AAK , LDK dhe PDK.

Për me tepër, shumat e deklaruara në KQZ sipas KDI-se nuk përkojnë me shumat të cilat KDI ka arritur t’i sigurojë gjatë monitorimit të shpenzimeve të fushatës parazgjedhore 2010, gjë qe vë në dyshim shumicën  e deklaratave financiare të subjekteve politike të dorëzuara në KQZ.

Në bazë të këtyre të dhënave të cilat KDI ka arritur t’i nxjerr, konkludohet se subjektet politike nuk kanë ndryshuar aspak qasjen e tyre për t’i bërë transparente financat e tyre, gjë që u jep me pak të drejtë që ta bindin opinionin e gjerë se përkushtimi i tyre është garantimi i një qeverisje transparente dhe llogaridhënëse.

Për më tepër, fondi nga shteti për financimin e fushatës zgjedhore qendrore dhe lokale, për zgjedhje të rregullta dhe të jashtëzakonshme, ndan mjete me propozim të Qeverisë por jo më shumë se 0.05 % të Buxhetit të Kosovës”.

Kjo do të thotë që, nga Fondi i lartpërmendur vetëm me qëllim të financimit të fushatave parazgjedhore ndahen 628,000 Euro, dhe atë 90 % i këtyre mjeteve financiare u ndahet subjekteve politike “në bazë të numrit të vendeve në Kuvend” nga zgjedhjet e fundit, dhe 10 % “ndahen proporcionalisht për subjektet politike të posa regjistruara dhe të certifikuara për zgjedhjet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve”.

Ndërsa, limiti i shpenzimeve për fushatën zgjedhore të cilin subjektet politike nuk duhet ta tejkalojnë është 815,318 Euro.

Si rezultat i këtij  hulumtimit “CRINIS”, KDI ka evidentuar se PDK është subjekti politik i cili ka shpenzuar më së shumti, dhe atë 1,004,814 Euro, duke tejkaluar maksimumin prej 815,318 Euro (0.50 Euro për votues të regjistruar) të caktuar nga KQZ. LDK renditet e dyta me 608,037 Euro, AKR me 553,738 Euro, AAK me 459,521 Euro, LDD me 140,186 Euro, Vetëvendosje me 105,017 Euro, KDTP me 74,431 Euro, FER me 66,507 Euro, dhe SLS e nënta me 50,661 Euro të shpenzuara gjatë fushatës.

Ndërkaq, nga të dhënat e siguruara nga KQZ, deri më 22 mars 2011, PDK ka deklaruar 145,984 Euro (deklarim jo i plotë, dhe atë mungojnë kostot për 30 komuna), LDK ka deklaruar 296,751 Euro, AKR ka deklaruar 401,834 Euro, AAK ka deklaruar 176,885 Euro, LDD ka deklaruar 6,540 Euro, Vetëvendosje ka deklaruar 91,425 Euro, KDTP ka deklaruar 32,080 Euro, FER ka deklaruar 75,006 Euro.

Ndërkaq subjekti politik SLS ka deklaruar njëherë Deklaratën Financiare në KQZ dhe e ka tërhequr prapë, ku si pasojë nuk kemi mundur të shohim përmbajtjen e këtij raporti.

Ndër shpenzimet më të mëdha që subjektet kanë arritur t’i bëjnë sipas kategorive janë: tubimet me qytetarë - aktivitet me qytetare (2,249,276); emetimi i spoteve ne TV (519,850); promovimi në shtypin ditor (257,553); ueb portale dhe radio.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)