Partitë politike do të kenë 5 milionë euro buxhet për fushatë
Prishtinë, 13 shtator - Rreth 5 milionë euro do të kenë në dispozicion për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit partitë politike.
Përveç këtyre mjeteve që parashihen me Ligjin për financimin e subjekteve politike, ato do të marrin fonde edhe nga bizneset që më pas i shpërblejnë me tenderë.
Sipas këtij Ligji, nga buxheti i përgjithshëm i Kosovës që arrin shumën prej mbi 1.5 euro, subjektet e përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës do ti përfitojnë 0.34 për qind, apo rreth 4 milionë e 600 mijë euro, shkruan Zëri.
Ndërkaq 10 për qind e kësaj shume (466 mijë euro), janë të destinuara për partitë tjera politike jashtë parlamentit, iniciativat qytetare, kandidatët e pavarur që janë të regjistruar dhe certifikuar në Komisionin Qendror Zgjedhor.
Forcat politike nuk \"vjelin\" fonde vetëm nga buxheti i shtetit, por edhe nga donatorë të ndryshëm. E duhet thënë se ende mbetet e paditur se sa arrin shuma e shpenzimeve për fushata elektorale dhe mënyra e finacimit të partive politike.
/Zëri/