16 Nëntor 2024

Partitë fshehin milionat

Prishtinë, 18 qershor - Raportet vjetore financiare dhe raportet e shpenzimeve të fushatës nuk janë publikuar në dy vitet e fundit.

Këto raporte aktualisht nuk janë duke u publikuar për shkak se nuk është bërë auditimi, siç kërkohet me ligj, nga auditorët e licencuar që zgjidhen nga Kuvendi i Kosovës.

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave publike ende nuk ka arritur të bëjë përzgjedhjen e këtyre auditorëve

Edhe pse në fushatat zgjedhore, partitë e kanë gojën plot transparencë dhe angazhim për interesin e qytetarit, pasi të përfundojnë zgjedhjet, shumica e këtyre subjekteve politike rrisin nivelin e burokracisë së brendshme partiake, duke harruar premtimet e tyre për ndershmëri, transparencë dhe respektim të ligjit para votuesit.

Kjo fshehje e të dhënave të shpenzimeve të buxhetit nga qytetari, dyshohet se ka të bëjë me pastrimin e parave të pista, përmes partive politike nga rrjetet e ndryshme kriminale që financojnë grupe të caktuara të interesit.

Duke qenë se ATK-në e kontrollon politika, derisa edhe vetë KQZ-ja është një institucion i varur prej partive, asnjëherë nuk ka kontroll të duhur.

Eksperti i fushës së legjislacionit, Riza Smaka, tha për \"Kosova Sot\" se kjo situatë është pasojë e mungesës së një ligji të veçantë.

\"Çështje paraprake dhe esenciale referuar problemit që po trajtohet në masmedie dhe te shoqëria civile , është nevoja imediate për miratimin e Ligjit për Partitë Politike. Këtë akt ligjor deri tani nuk e ka përgatitur Qeveria e gjasat janë se as në këtë mandat e njëjta nuk do ta bëj atë punë të nevojshme e të arsyeshme, në radhe të parë ngase qeveritarëve më shumë u përshtatet amullia e parregulluar sesa me norma legale\", tha Smaka..

/Kosova Sot/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)