Partia e Fortë "financon" Vetëvendosjen
Prishtinë, 30 shtator - Subjekti politik Partia e Fortë i ka dhuruar një donacion modest por domethënës Lëvizjës Vetëvendosje për ta mbështetur këtë të fundit financiarisht në fushatën e saj zgjedhore.
Partia e Fortë vlerëson se gara zgjedhore duhet të jetë sa më e barabartë dhe ndien si obligim që të japë kontributin e saj për çdo subjekt tjetër politik i cili mund të jetë në disavantazh financiar.
Rëndësia e fushatës parazgjedhore është tejet e madhe dhe ne e dimë më së miri se sa e kushtueshme është ajo. Qytetarët nuk janë në gjendje që vetë ta vlerësojnë punën e një subjekti politik andaj edhe është e nevojshme që, duke filluar nga një muaj para zgjedhjeve, atyre tu reklamohen të gjitha mundësitë e votimit dhe premtimet e subjekteve politike- thotë Asdren Jonuzi, përfaqësuesi financiar i Partisë së Fortë.
Veprat janë ato që flasin, mirëpo më së shumti flet fushata elektorale- shtoi Jonuzi.
Pasi që ende nuk është ndarë buxheti nga Fondi për mbështetjen e subjekteve politike për fushatën zgjedhore, subjektet politike që marrin pjesë në zgjedhje duhet të bazohen vetëm tek buxhetet e tyre ekzistuese.
Besojmë që kontributi ynë prej 10 eurosh do të jetë një ndihmesë e madhe që edhe ky subjekt politik të jetë sa më i barabartë me ne të tjerët në mbushjen e mendjës së qytetarëve në kërkim të votës së tyre-thekson Jonuzi.
Partia e Fortë beson në parimet demokratike dhe angazhohet që çdo proces zgjedhor të jetë i pasur me premtime sa më të larmishme të të gjitha subjekteve politike ashtu që qytetarëve të u duket se kanë më shumë zgjedhje.