16 Janar 2025

Parlamenti i Evropës refuzoi buxhetin e BE-së

Pekin, 21 shkurt - Parlamenti Europian (PE) diskutoi të mërkurën për buxhetin afatgjatë të BE-së.

Ai u miratua në samitin e para dhjetë ditëve të udhëheqësve të 27 vendeve anëtare, të cilët ranë dakord për uljen e tij deri në 960 miliardë Euro.
 
Por gjatë diskutimeve në PE, grupet e partive kryesore e kundërshtuan buxhetin për periudhën 2014-2020. Sipas tyre, ai nuk duhet të ulet dhe duhet të investohet më shumë në arsim e trajnime.
 
Eurodeputetet thanë se buxheti nuk përputhet me interesat e qytetarëve dhe nuk nxit rritjen ekonomike e punësimin.

Disa deputetë të PE-së shtuan se nuk janë marrë parasysh propozimet e parlamentit. Ndërsa të tjerë janë shprehur se e përkrahin buxhetin, që edhe pse nuk është i përsosur, është kompromis i të gjitha vendeve anëtare.
 
Kjo është hera e parë që prej hyrjes në fuqi të Traktatit të Lisbonës në vitin 2009, që ligjvënësit europianë kanë të drejtë të ndërhyjnë gjatë procesit të hartimit të buxhetit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)