16 Nëntor 2024

Parlamenti grek votoi paketën e masave

Athinë, 16 korrik - Pas katër orësh tensionesh brenda dhe jashtë Parlamentit, Greqia miratoi planin e reformave të Aleksis Tsipras me 229 vota pro, 64 vota kundër dhe 6 vota abstenim.

Nga 149 deputetët e radikalëve të majtë, 32 kanë votuar \"jo\" dhe 6 kanë abstenuar, duke e çuar në 38 numrin e deputetëve brenda partisë Syriza, që kanë kundërshtuar vijën qeveritare, gjë e cila interpretohet si një problem i madh në mbështetjen e qeverisë së kryeministrit Tsipras.

Me anë të këtij votimi pro marrëveshjes, Athina i dha dritën e gjelbër planit të parë të reformave urgjente të vendosura nga Eurogrupi.

Vota pro ishte e nevojshme për fillimin e negociatave për ndihmën e tretë të kërkuar nga Greqia, që financohet nga FMN-ja.

Kryeministri grek Aleksis Tsipras votoi “po”, ndërsa kundër votuan shokët tij të partisë Syriza, si Yanis Varoufakis, ish-ministri i Financave dhe Zoe Kostantopoulou, kryetari i Parlamentit.

“Pro” kanë votuar 76 deputetët e Demokracisë së Re, 17 të partisë Lumi, 13 të Pasok-ut. Kundër kanë votuar të gjithë deputetët e AA (17) dhe ata të PKK (15).

Vendimi erdhi pas një dite të gjatë, e cila kulmoi dhe me dorëheqjen e zv. ministres së Financave, Nadia Valavani. Ndërsa gjatë orëve të mbrëmjes, në sheshin ‘Sintagma’, protestues të shumtë u përleshën me forcat e policisë, duke bërë thirrje kundër miratimit të marrëveshjes nga Parlamenti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)