Parlamenti grek miraton planin e tretë prej 85 miliardë euro
Athinë, 14 gusht - Pas debateve të shumta që zgjatë thuajse gjatë gjithë ditës së enjte, mëngjesin e së premtes Parlamenti i Greqisë miratoi planin e tretë të shpëtimit financiar të vendit.
Ky plan i tretë i ndihmës financare, që është 85 miliardë euro, u miratua falë edhe votave të opozitës.
Plani u miratua me 222 vota pro, 64 kundër dhe 11 abstenime.
Përpara votimit, kryeministri grek, Aleksis Tsipras tha se priste që plani të miratohej, për të siguruar mbijetesën e vendit dhe për të vazhduar punën e nisur.