16 Nëntor 2024

Parlamenti grek miraton masa të reja shtrënguese

Athinë, 20 nëntor - Parlamenti i Greqisë miratoi të enjten një paketë të re ligjore që i shton masat shtrënguese ekonomike dhe çliron një fond ndihme prej dy miliardë eurosh dhe një fond tjetër prej 10 miliardë eurosh nga rikapitalizimi i bankave.

Paketa ligjore kaloi me 153 vota pro dhe 137 vota kundër, përfshirë dy deputetë të koalicionit qeverisës. Stathis Panagoulis dhe Nikos Nikolopoulos që votuan kundër u përjashtuan menjëherë nga grupi parlamentar i SYRIZA-s dhe ANEL-it, respektivisht.

Nikolopulos tha se votoi kundër ligjit pasi nuk mund të panojë reduktimin e mbrojtjes për debitorët që nuk janë në gjendje të shlyejnë kredinë e banesës.

Disa analistë thonë koalicioni qeverisës do të përballet me sfida më të mëdha, pasi në javët e ardhshme, parlamenti i Greqisë pritet të votojë reformën e sistemit të pensioneve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)