Parlamenti Evropian miraton një mbikëqyrje të re financiare
Bruksel, 23 shtator - Dy vjet pas shpërthimit të krizës financiare ndërkombëtare Parlamenti Evropian miratoi një paketë ligjore për një mbikëqyrje financiare të tërësishme.
Sipas saj do të krijohen tri autoritetet të reja të BE-së dhe një instancë për paralajmërim të shpejtë në raste krizash, të cilat do të nisin nga puna në fillim të 2011-ës.
Autoritetet do të kontrollojnë bankat, sigurimet dhe tregtinë me letrat me vlerë dhe në rast krize mund të japin urdhëra të drejtpërdrejta.
Londra merr autoritetin e bankave, Frankfurti të mbikëqyrjes së sigurimeve dhe Parisi mbikëqyrjen e bursave.