Parlamenti Evropian miraton masa kundër pastrimit të parave
Bruksel, 21 maj - Parlamenti Evropian miratoi të mërkurën një sërë masash kundër pastrimit të parave, për të nxitur luftën antiterroriste.
Masat e marra nga Bashkimi Evropian përfshijnë: qeveritë e vendeve anëtare të BE-së duhet të kontrollojnë informacionet e sakta të regjistruara nga pronarët e firmave, kompanitë e institucionet e transaksioneve financiare duhet të ofrojnë informacione më të hollësishme se tani për palën përfituese, furnizuesit e metaleve të çmuara dhe të diamanteve duhet të ndjekin se ku shkojnë mallrat e shitura prej tyre etj.
Sipas masave të miratuara nga Parlamenti Evropian, institucionet qeveritare dhe palët përkatëse me \"interes të ligjshëm\", kanë të drejtë të marrin informacionet e regjistruara nga pronarët e firmave.
Masa të tilla kanë për qëllim që të godasin krimin financiar nëpërmjet kompanive a llogarive anonime jashtë vendit. Sipas rregullave përkatëse të BE-së, vendet anëtare do t\'i përfshijnë masat kundër pastrimit të parave në legjislacionin e tyre në dy vjetët e ardhshëm.