Parlamenti Evropian miraton buxhetin 7-vjeçar të BE-së
Vjenë, 19 nëntor - Parlamenti Evropian i ka dhënë miratimin përfundimtar buxhetit shtatëvjeçar të Bashkimit Evropian.
Buxheti prej 960 miliardë eurosh, për periudhën 2014-2020, shkurton shpenzime reale, për herë të parë në historinë e bllokut 28-anëtarësh.
Buxheti është miratuar sot, pas më shumë se dy vjet negociatash.
Shkurtimet janë kërkuar nga disa anëtare të BE-së, të cilat duan më pak shpenzime në nivel kontinental, në kohën kur shumë shtete janë duke zbatuar masa të kursimit.
Buxheti është miratuar me 537 vota për, 126 kundër dhe 19 abstenime.