Paratë në Greqi janë duke mbaruar
Athinë, 28 mars - Greqia do ti mbarojë paratë deri më 20 prill, në qoftë se nuk tërheq një financim të ri.
Gjatë disa ditëve në vijim pritet që Athina të paraqesë para partnerëve të saj nga eurozona një listë të hollësishme të reformave të planifikuara, të cilat janë të domosdoshme për aplikimin e ndihmës suplementare financiare për parandalimin e falimentimit.
Athina është në pritje të një përgjigjeje pozitive nga ana e ministrave të financave në eurozonë, pas së cilës do të marrë 1.9 mlrd euro nga Banka Qendrore Evropiane kundrejt obligacioneve greke.