Parat e pakos emergjente u vidhen punëtorëve nga pronarët e kompanive
Prishtinë, 24 qershor - Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës ka akuzuar deputetet e Kuvendit se janë marr vetëm me dhjetëfishimin e pagës se tyre dhe kurrë me rritjen e pagave dhe kushteve te punetoreve te sektorit privat.
"Punëtorë të sektorit privat ja kënd e keni votuar në dekadën e fundit. Keni votuar deputet të Kosovës, që pagën e juaj e kanë sanksionuar 130-170 që nga 2011."
"Punëtor të sektorit privat keni votuar njerëz që kurrë nuk u morën me hallet e juaj, pa paga, pa pushime, pa kontrata pune, pa siguri në punë."
"Punëtorë të sektorit privat keni votuar deputet që nuk u morën kurrë me ngritjen e pagës së juaj, e ata për veti i dhjetëfishuan", ka thënë Kryetari i Sindikatës se Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi.
Azemi ka deklaruar se këta deputet e kanë lenë sektorin privat pa Marrëveshje Kolektive që është alfa dhe omega për punëtor.
Ai konsideron se këta deputet me qeveritë e tyre ua vodhën parat e pakos emergjente të pandemisë covid-19, humbën miliona euro, dhe u treten ato në shumicën e rasteve nuk shkuan të punëtorët, këto paga të punëtorëve shkuan në llogari të pronarëve të kompanive me bekimin e qeverive.
"Punëtorë të sektorit privat votuat deputet që në vend të rishikimit të buxhetit ata u rishikuan me akuza ndër familjare, marre i latë punëtorët ne shpresë se pagat gjatë pandemisë do të dalin, kjo nuk ndodhi për qejfe të deputeteve dhe qeverive, pasi që ata kanë mjaft, qeveri dhe parlamenti i fëlliqur, dijeni se kemi punëtorë që nuk kanë për të ngrënë të nesërmen."
"Shpend Ahmetit Radio-Taksit ja bllokuan dje Prishtinën dhe nuk u mor me problemet e tyre dhe sot akuzon deputetë për veprime që i thamë më lart , marrë edhe për të. "
"Më keq nuk ka ku të shkon andaj punëtorë të sektorit privat zgjohuni nga gjumi dhe kërkoni atë që shteti po ua merr ne na keni përkrahës edhe njëherë marrja nuk po e vraka askënd e më së paku qeveritë dhe parlamentarët tanë, edhe qeveritarët e rijnë se thanë asnjë fjalë ku mbeten parat e pakos emergjente, ku mbeten ku u treten, si duket nuk është shqetësim i tyre, por ju lutemi mjaft gënjyet nuk shkon më kështu, çka është mjaft mjaftë është!", ka theksuar në fund Azemi.