Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Prishtinë, 3 prill - Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se vendi ynë vazhdon të mbetet nën ndikimin e masave të ngrohta të ajrit me presion të lartë atmosferik.
Këto masa të cilat mbuluan vendin tonë ditë më parë do të jenë stabile edhe për këto pesë ditë të ardhsme të javës. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius kurse maksimalet e ditës pritet të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsiu. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-9m/s.
Gjatë vikendit ka tendencë të ketë çrregullim të përkohshëm të motit dhe ulje të temperaturave maksimale, për shkakë të fushave të ulëta barike dhe kushteve për reshje të shiut./