Parashikimi i motit për pesë ditë të ardhshme
Prishtinë, 21 shkurt - Masat e ngrohta të ajrit të cilat vijnë nga ana jugperendimore e vendit do të kushtëzojnë një mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Në këto kushte dy ditët e para të javës do të karakterizohen me mot me diell dhe temperatura maksimale nga 16-20 gradë Celsius, kursese minimalet do të lëvizin nga 2-6 gradë Celsius.Të mërkuren do të ketë masa ajrore nga veriu dhe do të jenë tranzit mbi vendin tonë duke e prishur këtë gjendje termike të motit dhe duke sjellur reshje shiu. Reshjet do të jenë prezente diten e merkure në pjeset dermuese të vendit.
Nga dita e enjete pritet të ketë rënje të vlerave te maksimaleve për 5-8 gradë Celsius, kurse minimalet nuk parashihen të shënojn vlera negative.
\"Shtypja atmosferike do të mbetet ndjeshem mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë nga jugperendimi dhe veriu, por dominuese do të mbetet drejtimi jugperendimor, shpejtesia e së cilës do të arrijë nga 1-7m/s\", ka njoftuar INSTITUTI HIDROMETEOROLOGJIK I KOSOVËS.