08 Nëntor 2024

Parashikimi i motit për pesë ditë në vijim

Prishtinë, 4 shtator- Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se masat e ftohta të ajrit të cilat vijnë nga ana veriore e kontinentit do të kushtëzojnë  mot  jostabil, me vranësira erëra , ulje të vlerave të temperaturave maksimale dhe reshje shiu.

Fillimi i javës do të jetë me diell,ku në pjesën e dytë të ditës do të krijohen kushte për vranësira të dendura të cilat në orët e vona do të shoqërohen me reshje shiu. Temperaturat ditën e hënë do të lëvizin nga 12-14 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 27-29 gradë Celsius”, është thënë në njoftimin e IHMK-së.

Nga dita e martë vendi ynë do të karakterizohet me një mot tipik vjeshtor me gjithë parametrat meteorologjik, reshje shiu ,ulje të vlerave të temperaturave maksimale nën vlerat e normales, kur shtypja atmosferike do të shënoj ulje për 3-5 milibar.  Temperaturat maksimale nga e marta do të ulen deri 18 gradë Celsiu. Do të fryjë erë nga jug perëndimi dhe më tej nga veri perëndimi me shpejtësi deri 11m/s. “Mot jostabil do të na shoqëroj për gjithë këtë periudhë të parashikimit, mirëpo nga dita e enjte serish pritet të ketë ngritje të temperaturave  maksimale”, është thënë në njoftimin e IHMK-së


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)