Parashikimi i motit për pesë ditë në vijim
Prishtinë, 21 gusht - Vendi ynë për gjatë kësaj periudhe do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik. Në këtë gjendje meteorologjike do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me periudha me diell.
Sipas situates sinoptike që po mbreteron mbi gadishullin Ballkanik reshje shiu pritet të fillojn nesër dhe do të vazhdojnë edhe ditën e martë.
Të mërkuren pritet të ketë më shum orë me diell dhe do të vazhdoj një situatë e ngjajshme deri të premten, duke mos i përjashtuar reshjet e izoluara të cilat mund të jenë prezent nëpër disa lokalitete, por me intensitet të dobët.
Vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet 11- 17 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-27 gradë Celsius. Në Viset malore përpos reshjeve që do të jenë më prezent , temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-20 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperendimit me shpejtesi deri 13m/s.