Parashikimi i motit për pesë ditë
Prishtinë, 26 qershor - Gjatë kësaj periudhe kohore mbi vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm. Dy ditët e para të javës do të shoqërohen me mot me vranësira të çrregullta të cilat herë pas here do të shoqërohen me shi dhe shkarkime rrufesh. Këto vranësira për shkakë të zhvillimit enorm dhe gjendjes ciklonike kanë mundesi që nëpër territore të vogla të sjellin edhe rrebeshe shiu të përcjellura me breshër.
Nga dita e merkure dhe e enjete serish pritet te ngriten temperaturat rreth vlerave 29-31, ndersa të hënën dhe të marten vlerat e temperaturave minimale parashihen të lëvizin në kufijt 14-16 gradë Celsius, kurse maksimalet e dites nga 25-27 gradë Celsius.
\"Të premten sipas ecurive synoptike pritet te kete zhvillim të vranësirave të cilat pritet të sjellin riga lokale shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës pritet të arrijnë ndërmjet 29-32 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindje me shpejtesi 1-13m/s\", ka njoftuar IHMK-ja.