Parashikimi i motit për fundjavë nga IHMK
Prishtinë, 14 janar - Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ftofta të ajrit me origjinë Siberiane . Këto masa ciklonike do të ndikojnë në prishjen e këti ekuilibri termik , i cili ishte plot tetë ditë të kaluara.
Gjatë ditës sè premte do të mabajë mot pjeserisht i vranët,por që gjatë pasdites vranësirat do të marrin zhvillim të hovshëm dhe fillimisht do të fillojnë të shoqërohen me reshje shiu e më pas gjatë natës do të ketë ulje të dukshme të temperaturave dhe reshjet e shiut do të shndrrohen në borë.
Sipas parashikimeve numerike, sinoptike dhe atyre radarike, reshjet e bores do të vazhdojnë gjatë vikendit dhe në disa vende edhe në pjesën e parë të ditës së hënë. Karakteristikë e kësaj gjendje meteorologjike është edhe rënja e theksuar e temperaturave minimale të cilat ishin parashikuar qysh më herët, por që besueshmëria për një çrregullim enorm të motit sipas parashikimeve të fundit gjithnjë është duke u rritur.
Vlerat minimale e temperaturave gjatë ditës së premte do të jenë të përafërt me këto ditë, nga -1deri 2 gradë Celsius kurse maksimalet e ditës do të lëvizin nga 7-9 gradë Celsius, por nga dita e shtune e tutje vlerat e minimaleve dhe maksimalet do të jenë gjithnjë negative në termometër. Nga dita e hënë e deri të premten temperaturat minimale do të zbresin dukshëm diku nga -16 deri -19 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja herë herë me vrull me shpejtësi mbi 18m/s