Parashikimi i motit
Prishtinë, 4 shkurt - Sot mbi vendin tonë ka mbajtur mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperatura më e ulët u shënua -4 gradë kurse më e larta e ditës ka arritur në 8 gradë celsius.
Shtypja atmosferike është në kufijt e normales,lagështia relative e ajrit në mëngjes ishte 79% , gjatë ditës ka zbritur në 46%, dukshmëria horizontale ishte mbi 20km. Ka fryer erë nga ana e lindjes dhe juglindjes me shpejtësi deri 12m/s
Parashikimi i motit për nesër dhe ditët në vijim
-Vendi ynë akoma mbetet nën fushën me presion normal atmosferik. Kjo fushë e presoinit nuk do të jetë e qëndrushme dhe si e tillë pritet të kaloj në ciklon për ta çrregulluar këtë gjendje të motit.
Dita e merkure pritet të ketë një mot me vranësira të çrregullta dhe intervale kohore me diell.Këto vranësira mund të sjellin reshje të dobëta të shiut kryesisht në jugë të Kosovës.Temperatura më e ulët do të luhatet nga -2 C në OC, kurse më e larta e ditës pritet të arrijë në 8C celsius. Edhe të enjten priten riga të dobëta të shiut, ndërsa temperaturat maksimale dhe minimalet do të pësojnë ngritje të lehta. --Reshje priten gjatë vikendit.