29 Dhjetor 2024

Parandalimi dhe eliminimin e punës së fëmijëve

Prishtinë, 8. qershor - Në organizimin e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, gjegjësisht Institutit për Politika Sociale, u mbajt takimi i 10-të i radhës i Komitetit të Kosovës për Parandalimin dhe Eliminimin e Formave të Rënda të Punës së Fëmijëve në Kosovë, që udhëhiqet nga ministri i MPMS-së z. Nenad Rashiq dhe ka një përbërje nga zyrtarë të lartë të Qeverisë, përfaqësues të partnerëve social dhe të shoqërisë civile.

Në këtë takim, komiteti bëri prezantimin e progresit në implementimin e monitorimit të punës së fëmijëve dhe sfidat me të cilat po përballet ky komitet në parandalimin e formave të rënda të punës së fëmijëve me të cilat po përballet shoqëria kosovare sot.

Instituti për Politikë Sociale, lidhur me progresin që është bërë deri më tani ka prezantuar objektivin strategjik për eliminimin e të gjitha formave të punës së fëmijëve në Kosovë  që parashihet të jetë deri në vitin 2016 si dhe Planin e Veprimit për Parandalimin dhe Eliminimin e Punës së Fëmijëve me periudhë më të afërt kohore 2010-2013.

Dy objektivat specifike të cilat u përmendën gjatë këtij takimi për suksesin e kësaj strategjie ishte krijimi i një mjedisi të favorshëm për parandalimin dhe eliminimin e punës së fëmijëve dhe zbatimi i ndërhyrjes së menjëhershme për parandalimin e përfshirjes së fëmijëve të rrezikuar dhe tërheqjen e fëmijëve të përfshirë në format më të këqija të punës së fëmijëve.

Në parim Komiteti u pajtua të miraton Objektivin Strategjik dhe Planin e Veprimit për Parandalimin e Punës së Fëmijëve me inkorporimin e disa rekomandimeve të cilat u dhanë gjatë këtij takimi, duke bërë të mundur kështu lansimin e përgatitjeve për aktivitete të shumta që i parasheh ky plan i veprimit, siç është organizimi i konferencës vjetore, me 12 qershor, e cila njihet si dita botërore kundër punës së fëmijëve dhe njëkohësisht shënon njëmbëdhjetë vjetorin e adoptimit të konventës Nr. 182 të ILO-së që adreson nevojën për veprim për t’i trajtuar punët e rënda të fëmijëve.

Kjo Strategji e cila për realizimin e saj ka një periudhë kohore gjashtë vjeçare synon eliminimin progresiv të punës së fëmijëve si eliminimin e menjëhershëm të formave më të këqija dhe më të rënda të punës së fëmijëve duke filluar si nismë me realizimin e një studimi në tërësi mbi format më të këqija me të cilat punojnë sot fëmijët, rishikimin e Ligjit për skemën e ndihmës sociale, rishikimin e legjislacionit në fushën e bujqësisë, institucionalizimi dhe fuqizimi i Komiteteve Lokale të Veprimit mbi monitorimin e Punës së Fëmijëve e shumë aktivitete tjera në sensibilizimin e monitorimit të punës së fëmijëve.

Mosimplementimi i ligjeve si dhe numri i vogël i inspektorëve të punës po ndikon negativisht në objektivin strategjik gjashtë vjeçar dhe në Planin e Veprimit prandaj është më se e domosdoshme rishikimi dhe vlerësimi i bazës ligjore ekzistuese në fushën e monitorimit të punës së fëmijëve.

Aktivitete të përbashkëta për Ditën Botërore kundër punës së fëmijëve pritet të ketë gjatë datës 10,11, dhe 12 qershor në mes Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Social, Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve si dhe me partnerë tjerë relevant që merren me çështje të punëve të rënda të fëmijëve, e cila po vazhdon të jetë një sfidë për shoqërinë tone në përgjithësi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)