Paralajmërohet kriza dhe korrupsioni financiar në vendet e BE
Bruksel, 24 janar - Sekretari i përgjithshëm i këshillit të Evropës, Jaglan Turbrozhen në një takim të parlamentit evropian ka paralajmëruar mbi pasojat e krizës dhe të korrupsionit financiar në vendet e BE.
Sipas tij korrupsioni është kërcënimi më serioz që i kanoset ekonomisë evropiane, e cila tashmë po vuan nga një krizë e thellë.
Rritja ekonomike në eurozonë vazhdon të jetë e dobët dhe mbi aktivitetet ekonomike vazhdon të rëndojnë pasiguria dhe përpjekjet për përmirësimin e bilanceve në institucionet financiare.
Kështu thuhet në buletinin e janarit të Bankës Qendrore Evropiane, sipas të cilit në gjysmën e dytë të vitit 2013 pritet një rimëkëmbje graduale.
Burimet nga kjo bankë sugjeron gjithashtu se duhen ndërmarrë me shpejtësi reforma strukturale shtesë për ta bërë ekonominë evropiane më fleksibël, më dinamike dhe më konkurruese.
Reformat në tregjet e mallrave dhe shërbimeve janë jetike për të nxitur konkurrencën, ndërkohë që duhen edhe masa për përmirësimin e funksionimit të tregjeve të punës.
Banka Qendrore Evropiane u kërkon gjithashtu vendeve anëtare të Eurozonës që të ndërmarrin hapa të mëtejshëm përpara në ripërtëritjen e financave publike.
Vetë kreu i BQE-së, Mario Draghi, në konferencën e parë për mediat për 2013-ën, tha se situata është përmirësuar, më e keqja ka kaluar dhe se inflacioni përllogaritet të jetë nën 2 për qind për këtë vit.
Megjithatë, Draghi pranoi se reformat e deritanishme të qeverive evropiane ishin të pamjaftueshme dhe njoftoi se rritja ekonomike në bllokun 17-anëtarësh ishte e dobët.
Një prej faktorëve kryesorë që ka çuar ekonominë evropiane të futet në krizë është korrupsioni i lartë i pushtetarëve në vende të ndryshme.
Në Spanjë Luis Barcenas, është një prej të akuzuarve kryesorë për korrupsion dhe për shpërdorimin e fondeve të thesarit të shtetit. Inaki Urdangarian, dhëndri i mbretit të Spanjës gjithashtu akuzohet për milion euro mashtrim financiar.
Ai shumën e madhe të përfitimeve ilegale e ka bërë duke bashkëpunuar me partinë në pushtet.
Më herët në gjykatën e Vjenës, Ernest Shtraser. Ish ministër i Austrisë është akuzuar për korrupsion financiar dhe është dënuar me 4 vjet heqje lirie. Mirëpo në të dyja vendet e përbashkëta është kriza financiare dhe korrupsioni.
Kriza e Evropës është rezultat i korrupsionit të gjerë financiar që në vetëve përbën një nga sfidat më të rëndësishme të qeverive anëtare në eurozonë.
Përballja me nivelin e lartë të korrupsionit në këto vende është e pamundur për qeveritë e futura në krizë financiare.