05 Maj 2024

Paralajmërohen reforma të reja në sistemin e doganave

Prishtinë, 3 gusht - Nga vjeshta e këtij viti më së largu deri në fillim të vitit të ardhshëm pritet të vëhet në funksion një sistem i ri doganimi i cili do te ndikoj ne performancen e doganave por edhe në lehtësimin e aktiviteteve biznesore per kompanit vendore ku do të ndikohet drejtërdrejt në rritjen e të hyrave buxhetore.

Por që te arrihet nje efektivitet e tillë ka nevojë për një mbështetje dhe partneritet në mes ndërmarjeve afariste dhe doganave të Kosovës.

Kështu është thënë gjatë një takimi që Doganat e Kosovës kanë zhvilluar me përfaqsues të komunitetit të biznesit të kryesuar nga Kryetari i Odes  Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu.

Gerxhaliu falenderoi Drejtorin Huruglica dhe bashkëpunëtoret e tij për bashkëpunimin e mirëfillet në mes të këtyre dy Institucioneve ku në mënyrë  permanente organizojnë takime të ndryshme për ta avancuar dialogimin dhe partneritetin  e mirëfillët publiko - privat.

Një gadishmeri e tillë e Doganave teëKosovës duhet të jetë  një model se si permes këti bashkepunimi të jemi në funksion të zhvillimit ekonomik të Kosovës, forcimit të  sektorit privat e në veqanti ati prodhues dhe me siguri një formë e tillë e bashkëpunimit duhet të jetë model edhe per Institucionet tjera që mendojnë për zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe vetem permes një forme të tillë të bashkëpunimit mund të krijohen vizione të reja për zhvillim ekonomik duke e eliminuar procedura byrokratike, mundesitë  korruptive dhe të jemi bashkarishtë në funksion të ardhmerisë së Kosovës.

\"Jemi të vetëdijshëm për  reformat që priten të implementohen më së largu deri në fund të këti viti nga ana e Doganave të Kosovës\". Por për realizimin e këtij pikësynimi kreu i OEK-ut z. Gërxhaliu tha se në mes institucionit që ai drejton dhe  Doganës së Kosovës  duhet avancuar  bashkëpunimin dhe të  arrihet nje vetedijesim edhe me i avancuar i komunitetit te biznesit vendore.

 “Vetë fakti që jeni shtylla kryesore e grumbullimit  te bugjetit të shtetit eshtë deshmia me e mir se sa e nevojshme është  mbështetjea nga biznesi dhe komuniteti në përgjithësi. Ndërsa jemi të vetëdijshëm edhe për  sfidat me të cilat  ballafaqohen doganat e Kosovës, dhe i vlerësojmë shumë sukseset e deritashme të arritura sine rrafshin vendor poashtu edhe nderkombetar të Doganave të Kosovës”, tha Gërxhaliu duke ofruar gadishmërin për thellimin e partneritetit.

Kreu i Doganava z. Naim Huruglica duke paraqitur planet e intitucionit që ai drejton tha se pikësynim kryesor do të jetë lehtësimi i procedurave të doganimit paralelisht me eliminimin e të gjitha mangësive që mund të shfaqen.

“Në këtë drejtim Doganat e Kosovës kanë nevojë për një partneritet me kompanit afariste të Kosovës, nga të cilat përmbushet pjesa më e madhe e buxhetit”, tha Huruglica.

 Sipas tij Doganat kanë nevojë për një bashkëpunim me kompanit e biznesit për të arritur sukseset e dëshiruara.

“Doganat nga të cilat krijohen të hyrat kryesore të buxhetit varet funksionimi i  jetës sociale në Kosovë. Cdo mos arritje e asaj që është llogaritur si shpenzim do të reflektojë në jetën e sektorit publik.

Andaj bashkëpunimin me komunitetin e biznesit e kemi bërë në shumë forma. Duke paralajmëruar reformat ë reja në sistemin e doganimit ai tha se ato nuk mund të bëhen pa ndihmën e komunitetit të biznesit.

Deri në shtator do të fillohet me një sistem të ri të doganimit. Kjo do të ndihmojë në lehtësmin e procedurave në zhdoganim por njëherit do të mbyllin të gjitha vrimat e mundshme për abuzim.

Huruglica tha se të gjitha shtigjet për abuzim eventual mund të mbyllen me ndihmën e komunitetit të biznesit.

“Bashkëpunimi ndërkombëtar me shtetet e tjera ka bërë që doganat të kenë më shumë informacione dhe mbyllje të malverzimeve të mundshme”, ka thënë Huruglica duke përmendur disa shembuj nga deklarimet e rreme e që janë të konstatuara nga informacionet.

Ai tha se me sistemin e ri nuk është në interes të biznesit që ti kthejnë prapa. “Nuk është interesi i  doganeve falimentimni i  ndërmarjeve private por vendosja e rregullir dhe displinës”, ka thënë ai.

Ai paralajmëroi se Dogana  e Kosovës pritet në vijim të nënshkruajnë marrëveshje edhe me 24 vende për shkëmbime informative lidhur me eksportet dhe importet e mallërave.

“Me sistemin e ri dëshirojmë të ulim kontrollin më të ulët në dhjetë përqind. Ne dëshirojmë të kalojmë në sistemin e kreditimit të biznesit”, ka thënë ai. Gjatë gjashtë mujorit të parë shuma e mallërave në depot doganore është 57 milion euro më shumë se vitin e kaluar. Ndërsa deri në fund të vitit ti afrohen 800 milion euro. Me sistemin e ri taksat për mallërat e importuara nuk paguhen në dogana por shtyhen deri në momentin e shitjes.

Ndërsa gjatë vjeshtës priten një varg reformash në sistemin e doganimit që kanë për objektiv për të ndihmuar biznesin, Huruglica tha se nëse nuk është vullneti reciprok atëher vërtet do të ketë problem.

Ai paralajmëroi se do të krijojnë një grup punues konsultativ ku së bashku me Oden  Ekonomike të Kosovës do të zhvillojnë takime mujore në të cilat edhe bizneset do të shfaqin brengat e tyre.

Ai vlerësoi të hyrat në dogana nga mallërat e importuara të deklaruara nga vetë bizneset. “Kemi arritur që 96 për qind të taksave të jenë deklarim I bizneseve, duke bërë që baza doganore të mos rritet në mënyrë arbitrare”, tha Huruglica.

Duke paralajmëruar për përshpejtim të procedurave në dogana me pakon e re të reformave, Huruglica tha se synim është që doganierët të moë qëndrojnë më me “lapsa” në dorë në pikat doganore, por të ketë një përshpejtim të procedurave.

Më së largu nga Janari i  vitit të ardhshëm me sistemin e ri do të heqet zhdoganimi në kufi duke i  lënë mundësi kompanive në cilën do pikë që kalojnë të zgjedhin se cilën vend dëshirojnë të shkojnë dhe aty të bëjnë pagesat e taksave pasi të kenë bërë shitjen.

Të gjitha depot doganore duhet të sigurojnë garancione bankare për funksionimin e tyre, edhe pse komuniteti i  biznesit shfaqi brenga pasi me këtë përfitues më të mëdhenjë do të jenë vetëm bankat për shkak të kamatave të larta. Megjithatë kjo cështje sic u tha do të shqyrtohet gjatë ditëve në vijim.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)