Parajamrohet ulje e ekonomisë britaneze përgjatë vitit 2012
Londër, 4 maj - Përkeqësimi i gjendjes ekonomike në eurozonë, e ka bërë akoma më të errët perspektivën e rritjes ekonomike në Brtianinë e Madhe.
Konfederata industriale në Britani që është lobi më i madh tregtar në këtë vend, parashikoi ulje të rritjes së ekonomisë angleze përgjatë vitit 2012.
Jan Mek Kafi, analist ekonomik i kësaj konfederate është shprehur pesimist mbi mundësinë e përmirësimit të ekonomisë angleze gjatë vitit që vjen.
Sipas përllogaritjeve të kësaj konfederate, rritja ekonomike e anglistë këtë vit do të jetë 6%, ndërkohë që në muajin shkurt parashikimet flisnin për një rritje me 9%.
Ndërkohë qeveria angleze kishte parashikuar rritje prej 8% të ekonomisë.